15.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Dhjetor, 2022

10% e popullsisë e infektuar, zbulohet vatra me variantin britanik të koronavirusit në Itali

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Varianti anglez i koronavirusit është zbuluar në Corzano, në rajonin e Brescias në Lombardi dhe brenda pak ditësh ka infektuar 10% të popullsisë së qendrës së zonës dhe fshatrave të Bargnano dhe Meano.

Janë në fakt, 139 të infektuar nga 1400 banorë gjithsej në Corzano që ditët e fundit rezultuan pozitivë nga tamponi dhe 189 persona (fëmijë, prindër, gjyshër, familje të tëra) janë në karantinë.

Përgjigjja e testeve që identifikoi variantin anglez të virusit dhe zbuloi në Corzano vatrën e epidemisë mes 120 fëmijëve në shkollën fillore dhe në kopsht i është dorëzuar dje Agjencisë së Shëndetit në Brescia nga laboratorët e spitalit civil.

“Më 24 janar, 24 persona në stafin e shkollës dhe nxënës kanë rezultuar pozitivë për tamponin molekular – informon një deklaratë e lëshuar nga Ats. Për shkak të numrit të lartë pozitiv nga totali i përgjithshëm shkollor, Ats Brescia ka vendosur të kryejë tamponët tek 189 kontakte të ngushta të rasteve pozitive.

Nga këto 189 persona, 139 rezultuan pozitiv, por vetëm një u shtrua në spital, të tjetër nuk kanë pasur simptoma./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit