22.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

11 parqe janë parë në një studim dhe konsultim, ndër to edhe Butrinti

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Plani i menaxhimit të parkut të Butrintit prej ditësh është në qendër të vëmendjes, ku në diskutime janë përfshirë specialistë të trashëgimisë dhe me gjerë. Një ditë më parë ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh në Kuvend se “Marrëveshja për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, nuk prek asnjë nga zonat me kufijtë e rishikuar.

Margariti vijoi se vendimi për miratimin e ndryshimit të statusit të sipërfaqeve të ekosistemeve natyrore park kombëtar i zonave të mbrojtura mjedisore ishte një iniciativë e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit e nisur shumë kohë më parë për rishikimin e të gjithë kufijve të parqeve kombëtare. Sipas saj, kjo ka nisur jo vetëm si një punë e mire që duhet të ishte bërë shumë vite më parë sepse plot nga këto zona kanë ndryshuar statusin e tyre të kritereve , të cilat plotësojnë si dhe shumë të tjera duhet të zgjeroheshin dhe të mbroheshin. “11 parqe kanë qenë ato të cilat janë parë në një studim dhe në një konsultim shumë skrupoloz me grupe të mëdha ndër to ishte edhe Butrinti, rekomandim ky i lënë nga vetë UNESCO, për të riparë kufijtë e parkut kombëtar sepse zona e urbanizuar e Ksamilit nuk përmbush kriteret për të qenë zonë e mbrojtur.

Ashtu si ishujt nuk përmbushin asnjë kriter për të pasur potenciale arkeologjikë”, u shpreh ministrja e Kulturës. Ministrja bëri të ditur se i kanë përmbushur edhe rekomandimet e UNESCO-s. Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës në Kuvend ministrja e Kulturës Elva Margariti tha se është e thjeshtë të baltosësh punën.“ E kuptoj që debati politik është rreth nevojës për të marrë informacion, është e thjeshtë të baltosësh punën disa vjeçare, por e vërteta ekziston, është në letra mjafton që ju të informoheni të mos keni në asnjë moment dëshirën për të pasur përplasje politike me atë çfarë është trashëgimia kulturore”, tha ajo. Butrinti në vitin 1992 u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s.

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit