17.5 C
Tirana
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Shëngjini perla e plazheve Shqiptare

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Shengjini njihet per diellin, per detin e reren, per bukurite e rralla, qe natyra u ka dhuruar banoreve mikprites e te shoqerueshem.

Ne plazhin e Shengjinit dhe te Kunes, pushuesit gjejne hotele, restorante e mjedise te tjera, te ngritura ne pershtatje me kushtet dhe traditat e zones, por edhe shtepi tradicionale, me kopshte dhe lulishte te bukura. Kudo ofrohet kuzhina tradicionale, por edhe ajo e huaj, sipas shijes e kerkeses. Mbizoterojne prodhimet e detit, shpendet e eger dhe mishi i zgares. E, mbi te gjitha, sherbimi i standarteve bashkekohore
Shengjini si nyje e rendesishme transporti, qe nga kohet e lashta, ka pritur e percjelle shume udhetar e vizitore, vendas dhe te huaj.

Shengjini, per vete kushtet qe ka, ofron si te vecante edhe gjuetine ne Rezerva te posacme, si dhe peshkimin me natyre sportive, por edhe per biznes, kryesisht ne det, si dhe ne ujrat e lagunave te Kenalles, Kunes, Merxhanit e Vain
Limani i Shengjinit eshte me i rendesishmi liman detar ne Veri te Durresit. Vetvetiu merr atribute te vecanta per te ardhmen. P.Coronelli, kartograf i njohur venecian i shek.XVII ne harten e vet te Drinit dhe Bunes, e cileson Shengjinin si liman te afte per anije te medha (Porto Medua Capace di Grannavili). Krahas limanit te Shengjinit ne shekuj eshte shfrytezuar edhe nje tjeter lima fort i pershtatshem per strehimin e anijeve 2 km ne lindje te tij pikerisht ne vendin ku ndodhet sot e vecuar nga deti keneta e thelle e Knaves. Ky liman natyror permendet ne burimet dokumentare te shekujve XV-XVII me emrin “Saca”, qe ruhet edhe sot si trashegim historik nga lagja Saka ne Jug te qytetit Shengjin./Wikipedia

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit