11.5 C
Tirana
E shtunë, 8 Tetor, 2022

A do ketë marrëveshje për vaksinën kineze? Pasi ‘i mbylli derën’ Rusisë, Rama ‘befason’ me përgjigjen

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së sotme të mbajtur në ambientet e aeroportit Nënë Tereza, la të hapur mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje për vaksinën kineze. Rama u shpreh se nuk do ta dëshironte një gjë të tillë pasi Shqipëria do të ndjekë protokollet e Bashkimit Evropian dhe certifikimet e bëra prej tyre.

Por nëse rrethanat do të jenë të tilla, që të ketë pamundësi për sigurimin e plotë të dozave me vaksinat certifikuara nga BE, atëherë qeveria shqiptare mund të drejtohet drejt lindjes. Dhe kjo sipas Ramës do të jetë e rëndë jo për Shqipërinë por për Bashkimin Evropian.

“Kemi qenë qysh në fillim dhe jemi ende të qartë që ne ndjekim kornizën ku duhet të integrihemi plotësisht dhe ajo është korniza e Bashkimit Evropian. Vaksina kineze nuk është aprovuar ende nga Bashkimi Evropian.

Vaksinën kineze mund ta marrin shumë vende, ne mund të na duhet që të bëjmë marrëveshje për ta marrë, por unë nuk dua që të mos arrijmë deri aty, pasi do të ishte e rëndë jo për ne por për BE-në.

Është shumë e rëndë që Maqedonia e Veriut iu drejtua Kinës për të marrë vksinën. Ishte e rëndë për Bashkimin Evropian dhe jo për Maqedoninë e Veriut“, tha Rama./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit