12.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Dhjetor, 2022

A do të izolohet vendi pas shtimit të rasteve? Skënder Brataj zbulon përse nuk u mblodh Komiteti sot

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Skënder Brataj, Kreu i Urgjencës Kombëtare i ftuar në Shqip Show nga Rudina Xhunga, tha se Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendimet për të shtuar masat në varësi të shifrave të pandemisë që përditësohen çdo ditë.

 

E pyetur nga gazetarja Xhunga pse nuk pati një mbledhje të Komitetit sot siç pritej, Brataj tha se për sot nuk ishte përcaktuar asnjë mbledhje. Ai tha se aktualisht jemi në një situatë të qëndrueshme duke iu referuar numrit R, që është transmetueshmëria.

“Për çfarë të mbyllemi? Shifrat janë alarmante po janë të dy tre javëve më parë. Është një moment që secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Shtrimet në spital janë indikatorët që na tregojnë se ku jemi. Numri i vizitave ka rënë. Në këtë moment thirrjet janë 1985. Ka pasur 453 vizita nga të cilat 194 vetëm për kovidin, ndërsa më parë vizitat shkonin deri në 500. Nga 194 vizita 63 janë shtruar në spital. Ka një indikator të rëndësishëm tani është numri R, transmetimi që në dhjetor ishte 1.14, 1.13 javët e fundit dhe sot është 0.96.”, u shpreh Brataj./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit