Një aksident i trefishtë ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të Vorës, ku siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxweb.al, të paktën tre mjete janë përplasur mes tyre.
Si pasojë e përplasjes që duket se ka qenë mjaft e fortë, mjetet kanë dëme të konsiderueshme, por nuk raportohet për persona të lënduar.
Ky aksident ka sjellë bllokim të qarkullimit në autostradë, ndërkohë që policia e cila ndodhet në vendngjarje po punon për rikthimin e lëvizjes normale.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në përplasjen e mjeteve, ndërkohë që vijojnë hetimet./korrieri.al