22.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Aktori me famë mbarë botërore apelon për mbrojtjen e lumit Vjosa/ Fton qytetarët të firmosin peticion për mbrojtjen nga hidrocentralet

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Aktori i famshëm hollivudian, Leonardo Di Caprio, i është bashkuar apelit dhe fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri.

 

Në faqen personale në “Facebook”, Di Caprio, Di Caprio ka postuar filmin e lumit Vjosa ku i ka ftuar qytetarët që të firmosin peticionin për mbrojtjen e lumit, nga ndërhyrjet e qeverisë, si dhe ndërtimi i hidrocentraleve.

Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh dhe ‘më i eg ër’ në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si dhe digat e hidrocentraleve.

 

Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcë nuara.

 

Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNationalParkNoë, i cili do të ishte parku i parë i lumit ‘të egër’ në Evropë.

Qëndroni me ta. Shikoni dhe ndani filmin e ri Vjosa Forever dhe nënshkruani peticionin./korrieri.al

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit