20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Alarm i kuq për ciklonin në Sicili/ Kreu i emergjencave civile në Itali: Do të jetë një ngjarje ekstreme

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Ditën e premte një ciklon i përmasave të mëdha pritet të godasë jugun e Italisë, Sicilinë, zonë që është pushtuar nga përmbytjet ditët e fundit.

Kreu i emergjencave civili në Itali tha se do të jetë një ngjarje ekstreme, shpresojmë që të shkarkohet në det
Cikloni mbrëmjen e sotme goditi edhe Maltën dhe do ta mbajë të mbërthyer deri të premten.

Meteorologët parashikojnë erëra deri në 120 km/h, shira të dendur dhe det i trazuar, prandaj bëhet thirrje të qëndrohet në shtëpi.

Ndërkohë po ashtu, pritet që të premten ky ciklon të godasë Sicilinë, në provincat e Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës me erëra deri në 10 km/h, reshje nga 100 deri në 200 ml, dallgë deri në tetë metra të larta prandaj edhe Mbrojtja Civile e Qarkut ka dhënë alarmin e kuq.

Cikloni mesdhetar ndodhet prej ditësh në detet jugore të Italisë dhe deri më tani u ka marrë jetën 2 personave.
Top Channel./asutimes.com

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit