22.5 C
Tirana
E hënë, 4 Korrik, 2022

Aldo Gega, një i ri që vjen për të sjellë ndryshimin që duam

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i fushatës elektorale të 25 prillit 2021. Partitë politike kanë prezantuar tashmë, emrat me të cilët ato do t’i drejtohen elektoratit. Partia Demokratike ka vendosur që në këtë sfidë politike të prezantohet me një listë emrash dhe kontributorësh, vlerash dhe kapacitetesh, individualitetesh dhe integritetesh, me të cilët ajo synon të drejtojë vendin pas 8 viteve regres të Rilindjes. PD dhe lideri i saj Lulzim Basha hynë në këtë betejë me vendosmëri dhe besim, për të çliruar vendin nga zgjedha “Rama”, dhe për t’i dhënë fund epokës më të errët politike në Historinë e Shqipërisë, ku socialistët e degdisën dhe denigruan vendin. Për ta nxjerrë Shqipërinë nga keqqeverisje, shpërdorimi i pushtetit, abuzimi kriminal me taksat, tejkalimi i kompetencave kushtetuese, tjetërsimi i vullnetit të popullit dhe shkatërrimi i shpresës, duhet një ekip i zgjedhur mes të zgjedhurve, me të cilin PD ti drejtohet sovranit, i cili me votë vendos, për një të ardhme më të mirë, për një të nesërme më të begatë, për një Shqipëri që meritojmë.

Një ndër emrat që spikat në listën e kandidatëve për Kuvendin e ardhshëm për Qarkun e Shkodrës është Aldo Gega. Një emër dhe një kapacitet, një vlerë dhe përkushtueshmëri, që vjen jo vetëm të kërkojë votëbesimin tuaj, por të shpreh gadishmërinë që të japë më të mirën, të dëshmojë se politika nuk është ajo që përmes mashtrimit dhe abuzimit të imponojë diktatin e më të fortit, por të tregojë vendosmërisht se ajo është e dalë nga vullneti i popullit, për t’i shërbyer atij në respekt me të gjitha liritë dhe të drejta ligjore dhe kushtetuese, në përputhje me të gjitha normat dhe kodet e dinjitetit, të cilat i trashëguam si thesar dhe duhet t’i pasojmë brezave si testament krenarie.

Për Aldo Gegën, ashtu si për çdo kandidat tjetër dhe për vetë Partinë Demokratike dhe aleatët e saj, beteja e 25 prillit është një sfidë historike dhe si e tillë ajo garanton premisa pozitive përmes vlerave, me të cilat i drejtohet elektoratit. Programi i saj siguron besueshmëri kur kandidatët, me të cilët u drejtohet popullit duhet të jenë të tillë si Aldo Gega, të rinj me energji dhe vizon për të ardhmen, kapacitete intelektuale që sjellin ide dhe progres, shpirt dhe energji potencialisht të fuqishme, për ta nxjerrë vendin nga bataku ku e ka zhytur keqqeverisja e Edi Ramës dhe për ta drejtuar atë kah e ardhmja.

Po cili është Aldo Gega, kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës?

Aldo Gega u lind më 4 qershor 1994, ai është i diplomuar si inxhinier hidroteknik pranë “Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit”, “Universiteti Politeknik i Tiranës” në vitin 2015.

Në vitin 2017 ka mbaruar studimet e nivelit “Master Shkencor” pranë “Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit” dhe është diplomuar me udhëheqje të dyfishtë me tezë masteri, “Arsimimi & sistemi i trajnimeve për menaxhimin e ujërave në Shqipëri – Situata aktuale dhe perspektiva në të ardhmen”, e cila u hartua në kuadër të projektit: “Qasje shkencore për identifikimin e potencialit të optimizimit në kontrollin e ndotjes së ujit në Shqipëri “, ndërmjet UPT-së (Universiteti Politeknik i Tiranës) dhe BOKU-t (Universität für Bodenkultur Ëien) (Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës, Vjenë), si dhe në kuadër të bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Austrisë.

Gjatë periudhës 2016 – 2018 ka punuar si inxhinier në disa projekte hidroteknike dhe infrastrukturore. Qershor 2016 – Tetor 2018 ka qenë specialist pranë D.A.M.T – Këshilli i Qarkut Shkodër. Më 2017-2018 është anagazhuar si ekspert në formulimin e fjalorit teknik hidroteknik anglisht-shqip te “Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë”. Tetor 2018 – vazhdim: Pedagog i brendshëm pranë “Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit”, në Departamentin e Shkencave Agronomike. Mars 2020 – vazhdim: pedagog i jashtëm pranë “Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit”, Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës.

Një vlerë e tillë intelektuale dhe kontribuese është një aset i çmuar për Partinë Demokratike, për Shkodrën, zërin dhe zemrën që do të çojë në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësim dhe dinjitet, energji dhe vitalitet, dije dhe kulturë, vendosmëri dhe vetbesim.

Populli, vota e të cilit është përcaktuese për fatet e vendit, të sotmen dhe të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë, ka fatin dhe privilegjin të bëjë zgjedhjen e duhur. Ai nuk duhet të gabojë. Tetë vite të qeverisjes së keqe të Rilindjes duhet të marrin fund dhe e nesërmja premtuese duhet t’u besohet të tilla kapaciteteve si Aldo Gega. Sepse ne meritojmë më të mirën./ZaniMalsisë.com

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit