Armando Sadiku “godet” në debutim me skuadrën e Bolivarit. Sulmuesi shqiptar ka disa ditë që i është bashkuar skuadrës së re,ndërsa ditën e sotme zhvilloi ndeshjen e parë ku shkëlqeu me fanellën e re. Por sulmuesi i Kombëtares kuqezi duket se do të jetë goleadori i ri i Bolivarit, teksa që në ndeshjen e parë me fanellën e re ka treguar forcën e tij.
Sadiku ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar edhe një asist në miqësoren që Bolivari zhvilloi me skuadrën e Vilsterman. Statistika këto mjaft pozitive këto për 29-vjeçarin, i cili luajti për më pak se 30 minuta në fushën e lojës./kortieri.al