33.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Arrestimi i kardiokirurgut Edvin Prifti, shpërthen gazetari: Këtij soji mjeku edhe 5 mijë euro t’ia vendosësh rrogën nuk i hyn në sy, i fitojnë në një ditë

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin Open ku po diskutohet arrestimi i mjekut Edvin Prifti nën akuzën për korrupsion, u shpreh se rryshfeti në shëndetësi është në të gjitha hallkat e sistemit. Sipas gazetarit njerëzit e dinë sa para duhet t’i japësh çdo punonjësi duke filluar nga kirurgu dhe deri tek sanitarja.

Gazetari shprehet se luftimi i korrupsionit vjen nëpërmjet reformës, denoncimit dhe prangosjes së atyre që abuzojnë me detyrën, pasi disa mjekëve edhe 5 mijë eura t’ua vendosësh rrogën, nuk u hynë në sy pasi ata këtë shumë parash e fitojnë në një ditë.

“Të gjithë e dinë sa merr kirurgu, sa merr ndihmës-mjeku, sa merr infermierja dhe sa merr sanitarja për shërbimet që mund të kryej.

Këtij soji mjeku t’i thuash që e ke rrogën 5 mijë euro në muaj, atij nuk i hyjnë në sy pasi i merr në ditë. Për të përfunduar te pyetja e tmerrshme se si i jepet fund këtij sistemi të kalbur dhe të korruptuar, unë mendoj se mund të bëhet përmes tri komponentëve kryesor.

Qeveria me reform, drejtësia me pranga dhe qytetarët me kurajo, për të bërë denoncimin e këtyre personave që i kërkojnë lekë për kurimin e tyre”, tha Kikia.(F.M/Faxweb.al)./faxweb.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit