20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Asteroidi ‘Zoti i Kaosit’ kalon pranë Tokës, mund të godasë planetin tonë, ja paralajmerimi i i forte

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Apophis ka një diametër mesatar prej rreth 370 metrash, dhe ndikimi i tij në Tokë nuk do të ishte i papërfillshëm, pasi do të cclironte një energji shumë të madhe.

Asteroidi masiv i quajtur 99942 Apophis sipas Zotit Egjiptian të Kaosit, ka kaluar mbrëmjen e djeshme pranë tokës, raportojnë mediat e huaja.

Apophis ka kaluar mbi 40 herë më larg Tokës se Hëna, kështu që nuk ka rrezik nga ajo për momentin. Sidoqoftë, vëzhgimi i asteroidit do t’u japë astronomëve mundësinë për të llogaritur më saktë trajektoren e tij dhe për të parashikuar takimet e ardhshme të afërta me të.

Ekspertët paralajmërojnë për vitin 2029, kur ‘Zoti i Kaosit’ duhet të kalojë relativisht afër Tokës dhe viti më shqetësues është 2068, kur mund të përpl.aset me Tokën.

Llogaritjet e fundit thonë se në vitin 2068, ky asteroid mund të gjendej në rrugën e Tokës, domethënë se ekziston një rrezik disi më i madh nga përplasja.

Rreziku për këtë takim të afërt aktualisht vlerësohet në 1: 380,000, por deri atëherë ka ende shumë kohë në të cilën trajektorja mund të ndryshojë dhe rreziku të rritet.

Për shkak se kjo ngjarje është larg në të ardhmen, dhe orbitat e asteroideve nuk janë krejtësisht të sakta dhe as parashikimet nuk mund të jenë plotësisht të sakta.

Apophis ka një diametër mesatar prej rreth 370 metrash, dhe ndikimi i tij në Tokë nuk do të ishte i papërfillshëm. Do të prodhonte energji të barabartë me shpër.thimin e 1,200 megatonëve TNT dhe do të krijonte një krater me diametër rreth 5,1 kilometra./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit