15.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Dhjetor, 2022

“Zgjedhje me rezultat shumë të ngushtë”, astrologia e famshme bën parashikimin për 25 prillin: Fituesi do të jetë …

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Astrologia më e njohur në botë, Susan Millek ka parashikuar zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri. Në një intervistë për ‘Vizionin e Pasdites’, Miller tregoi fituesin e mundshëm të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri bazuar në shenjën e horoskopit.

 

Kryeministri Rama është nën shenjën e Gaforres, lideri i opozitës Basha nën shenjën e binjakëve dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nën shenjën e Dashit.

Sipas Miller, Basha është më i favorizuar nga yjet për të qenë fitues, pasi shenja e Binjakët renditet nga shenjat më me fat për këtë vit. Megjithatë, astrologia nuk hoqi as mundësinë e rizgjedhjes së Edi Ramës si kryeministër pasi për të dyja shenjat si për Binjakët dhe për Gaforren ky do të ishte një vit shumë i mirë, por më të favorizuar mbeten Binjakët.

Miller tha se shenja e Gaforres, pra kryeministri Rama ka pasur një 3-vjeçar të vështirë dhe se fundi i Prillit nuk do t’i rregullonte.

“Gaforrja ka kaluar vështirësi të mëdha në tre vitet e fundit. Por ar miqtë e tij janë dorëzuar. Është në pozitë shumë të mirë, por ja ku qëndron problemi. Fundi i Prillit ka një hënë të plotë shumë të zemëruar prandaj do të ketë kontradikta,”- shprehu Miller.

Për shenjën e Binjakëve, për Bashën, Miller tha se fitorja nuk do të jetë e lehtë pasi do të hasë disa probleme.

“Do të ketë probleme me mbledhjen e fondeve dhe me klasën punëtore. Nuk do të marrë mbështetjen e klasës punëtore, sindikatave të ndryshme,”- specifikoi astrologia.

Ndërsa për Kryemadhin, Miller tha se gjërat do të jenë mirë, por hëna e plotë e fundit të Prillit do të vendosë pengesa për shenjën e saj.

“Dashin do ta ndihmojnë grupime të caktuara. Punëtorët, grupe të ndryshme të shoqërisë. Dashi do të ketë mbështetjen më të madhe. Por hëna e plotë është kontradiktore, nuk dihet se si do të shkojë. Ata që nuk fitojnë, siç ndodhi me ne në Amerikë, do të zemër ohen dhe është interesante,”– përfundoi Miller./korrieri.al

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit