9.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Atentati tek Rruga e Elbasanit, ndërron jetë personi që u plagos pak më parë (Emri)

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Ka ndërruar jetë në spital personi i plagosur pak minuta më parë tek Rruga e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00 pranë Piramidës, në një kohë me lëvizje të shumta. Personi, 65 vjeç, Behar Seferi nga Lapardhaja e Beratit, mori dy plumba në këmbë dhe megjithëse u transportuar në spital, nuk ka mundur të mbijetojë. Po ashtu ka dyshime se ndaj tij është përdorur një armë silenciator.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton në një lidhje direkte për ‘News24’ tha se në vendin e ngjarjes ka shkuar drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një person të njohur për policinë.

Bezat tha se kamerat e sigurisë do të jenë dhe ‘çelësi’ për t’i dhënë zgjidhje kësaj ngjarje të rëndë, që i mori jetën Seferit, ku do të bëhet e mundur zbardhja e dinamikës së krimit./balkanweb./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit