Një njoftim i padëgjuar vjen nga Pogradeci, ku bashkia e qytetit i kërkon qytetarëve që nëse njohin ustallarë dhe punëtorë ndërtimi t’ja paraqesin firmës së ndërtimit që ka fituar tenderin për rikualifikimin urban të bllokut Rinia.
Edhe pse firma e ndërtimit ka fituar një tender për të ndërtuar rrugën, bashkia është vetëofruar për ti gjetur punëtorë. Pyetja është e thjeshtë: A duhet të fitonte tender një firmë që s’ka as pllakashtruesë?
Menjëherë pasi postimi u kthye në viral dhe objekt talljesh në Facebook, bashkia u ndërgjegjësua dhe e fshiu njoftimin. Por kaq mjaftoi qe foto të bënte xhiron e rrjetit./korrieri.al