8.5 C
Tirana
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Bekim Ibrahimi i këndon me zemer Ibrahim Rugovës

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Bekim Ibrahimi është këngëtari që nuk ndalet së befasuari me projekte të ndryshme, gjjthmonë interesante dhe të kohës.

Tani, ai ka goditur me një këngë dedikuese për Dr.Ibrahim Rugovën, figurën emblematike të historisë së re të Kosovës, arkitektin e Pavarsisë së vendit tonë.

“Qysh në rini kur isha në Kosovë, u bëja thirrje njerëzve të votonin për Ibrahim Rugovën dhe ta përkrahnin partinë e tij”, tha në nismë të bisedes, Bekimi

Këngëtari që së fundi ka dhënë premieren e këngës për figuren e Presidentit historik, thotë se për të Ibrahim Rugova është në nivel të njejtë me Skenderbeun, Ismail Qemajlin , sepse të tre janë shtet-formues dhe figura të ndritura të historisë.

“Këngën ja kam kushtuar Ibrahim Rugovës dhe ska të bëjë me subjekt politik. Kënga është realizuar para disa muajsh, por kam pritur ta promovoj në 15 vjetorin e ikjes fizike të Rugovës “.

Nëse do ta dëgjoni këngën e Bekim Ibrahimit kushtuar Rugoves, do ta vëreni që të gjitha janë fjalë shpirti. Teksti ëahtë shkruar nga këngëtari, ndërkaq është redaktuar nga poeti nga Tirana Jahe Fida. Muziken dhe orkestrimin e ka bërë kompozitori Naim Gjoshi dhe masterizimin Hamit Skilja. Video është realizuar nga produksioni “Artfabe” në Gjilan.

“Dua të falenderoj edhe dy instrumentalustet për paraqitje në video me piano dhe cello dhe të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuan në këtë projekt”.

Siç kuptojmë nga artisti, kënga është promovuar në emisione televizive, por promovimi më i denjë i saj është bërë në Rezidencen e Presidentit të ndjerë, në praninë e familjarëve të tij.

Më poshtë ndiqni premieren e këngës “Oj Legjend Kombëtare Ibrahim Rugova” dhe pak nga vizita e këngëtarit në shtëpinë ikonike të Presidentit historik./kosovarja-ks.com

https://m.youtubet.com/watch?v=IVl5i_RoFA8&feature=emb_err_woyt

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit