11.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Butrinti, Zhupa i përgjigjet Margaritit: Përrallat “që nuk po e shet” nuk zhbëjnë të vërtetat

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Plani i Menaxhimit të Integruar të Butrintit ka përplasur sërish ministren e Kulturës Elva Margariti me deputeten e PD Ina Zhupa.  “A po i “shitet” Butrinti të huajve?  Përgjigjja është thjesht: Jo!”, shkruante Margariti një ditë më parë në Facebook, por Zhupa iu përgjigj se janë përralla që nuk zhbëjnë të vërtetat.

“Përgjigje për ministren e (ç)Kulturës! Butrinti nuk është pronë e asnjë qeverie, por e shqiptarëve dhe e Shqipërisë! Butrinti nuk shitet se nuk do mjaftonin paratë e botës për ta blerë atë! Përrallat e ministres “që nuk po e shet” nuk zhbëjnë të vërtetat”, shkruan Zhupa. Më tej deputetja e PD renditi edhe disa fakte. “1- Butrinti po jepet falas, me koncesion për 10 vjet!

2- Ministrja e Kulturës nuk drejton bordin, është thjesht një anëtare që merr 10 mijë dollarë në vit, dhe 4 anëtarë të tjerë, që kanë shumicën e vendimmarrjes janë persona privat. 3- Butrinti jepet në administrim të plotë dhe të gjitha përfitimet menaxhohen nga Fondacioni.

4- Ministria i garanton Fondacionit posedimin dhe gëzimin e plotë dhe të qetë të pasurisë kulturore të paluajtshme pa asnjë kundërshpërblim. 5- Fondacioni e regjistron Butrintin në kadastër sipas shtojcës së marrëveshjes.

6- Paratë që janë në arkën e Butrintit, aktualisht 2 milionë dollarë sipas ministres, i kalojnë fondacionit bashkë me Butrintin”, shkruan Zhupa në Facebook, duke shtuar se do të jetë në komisionet parlamentare për të demaskuar çdo mashtrim.

Ministrja Margariti dje publikonte se Butrinti ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pronë e shtetit shqiptar. Margariti bënte me dije se Butrinti do të menaxhohet nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit bashkëthemeluar nga Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, regjistruar në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë sipas ligjit 8983 për OJF. Sipas Margaritit, marrëveshja e administrimit nuk parashikon asnjë kalim apo tjetërsim prone.

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit