26.5 C
Tirana
E martë, 5 Korrik, 2022

Ç’do ndodh nëse Tomi Doshi kandidon për deputet, si do veprojë KQZ? Përgjigjet kreu i KQZ-së

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Kyekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi gjatë një bisedimi me gazetarët ditën e sotme është pyetur në lidhje me kandidimin e Tom Doshit, në zgjedhjet e 25 Prillit se si do të vepronte KQZ nëse ky i fundit do të merrte pjesë.

Për këtë Celibashi tha se nuk mund të diskutojë në mënyrë hipotetike.

“Për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me kandidatë të caktuar, ne do të flasim në rastet kur të kemi kandidatët. Nuk mund të diskutojmë në mënyrë hipotetike për gjithkënd, takimet me ambasadoren amerikane, kanë qenë të njëjta me çdo takim tjetër të diplomatëve që janë në Tiranë. Asnjë nuk është ndalur në çështje të veçanta të procesit, duhet të presim datën 8 që të shohim cilët do të jenë kandidatët. KQZ do të ketë të gjithë vëmendjen ndaj çdo rasti, qoftë ky i evidentuar publikisht, qoftë jo, për të marrë vendime në përshtatje me Kodin Zgjedhor”, tha Celibashi./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit