22.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Ç’ndodh nëse rriten ndjeshëm rastet? Nuk ka mbyllje totale, zbulohet masa e re shtrënguese që pritet të merret

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Ditën e djeshme u bë me dije se Komiteti Teknik do të mblidhet sërish për të shtuar masat anti-covid dhe u dyshua për një karantinë të dytë dy javore.

 

Por pavarësisht rasteve të shtuara, kjo nuk do të ndodhë. Kështu ka deklaruar për mediat shefi i Mikrobiologjisë dhe anëtari i Komitetit Teknik Andi Koraqi.

Ai ka deklarua se në vend ka një rënie të lehtë të pozitivitetit të të infektimeve dhe për këtë arsye vendi nuk ka nevojë për rreptësim masash.

 

Sipas tij, karantina totale nuk ka pasur rezultat në shtetet që e kanë aplikur, teksa përmendi rastin e Greqisë.

 

Sipas Koraqit një nga masat që mund të merren është dhe kalimi i shkollave tërësisht online, nëse vërehet se ka rritje të inefktimeve në radhët e të miturve.

“Nëse ulja e rasteve është e qëndrueshme, atëherë nuk ka arsye përse të mbyllet.

 

Nëse gjatë kësaj jave do të kemi rritje të pozitivitetit, duhet parë edhe grupmosha, se cilës grupmoshë i është rritur pozitiviteti, atëherë do të propozohen masa të tjera.

 

Për shembull nëse grupmosha e shkollave nga 12-18 vjeç do ketë rritje, masa e ardhshme do të jetë kalimi i këtyre shkollave totalisht online…”./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit