Teksa, e gjithë bota është në një moment kyç me debatet dhe vështirësitë e vaksinimit kundër COVID, aleanca GAVI, COVAX, ka publikuar zyrtarisht sot planin paraprak të shpërndarjes së vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer, që kapin në total 1.2 milion doza.
Në plan parashikohet që Shqipëria të përfitojë 141 mijë e 600 doza të vaksinës së AstraZeneca nga COVAX, ndërsa Kosova do të marrë 100.800 vaksina./korrieri.al
