13.5 C
Tirana
E premte, 7 Tetor, 2022

COVID-19/ Befason Austria, pas karantinës së tretë hap shkollat, parukeritë edhe muzetë

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Austria, pas izolimit të tretë ka rihapur shkollat, parukeritë dhe muzetë, nën masa strikte.
Njerëzit që shkojnë në parukeri duhet të tregojnë një test të Covid-19 të realizuar brenda 48 orëve.

Në dyqane, klientët duhet të mbajnë maska të plota mbrojtëse dhe jo thjesht mbulesa pëlhure.

Ndërkaq restorantet dhe hotelet mbeten të mbyllura dhe autoritetet konfirmojnë se nuk do të rihapen edhe këtë muaj.

Jo të gjithë kanë pasur një qasje pozitive ndaj kësaj rihapje. Kreu i opozitës në Austri është shprehur kundra, ai ka thënë se kjo rihapje, përveç shkollave, shton edhe më shumë rreziqet për qytetarët./lajmifundit.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit