Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, lajm ky i njoftuar nga vetë ministri në rrjetet sociale.
Peleshi shton se fatmirësisht ka simptoma të lehta dhe është karantinuar në shtëpi nga ku dhe po ushtron detyrën e tij.
“Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19.
Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat.
Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave, por duhet të bëjmë durim edhe pak.
#MbajMaskën “, shkruan Peleshi.
Më herët me koronavirus nga radhët e qeverisë janë infektuar edhe Ministri i Turizmit, Blendi Klosi dhe Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, por që kanë kohë tashmë që janë shëruar./korrieri.al