8.5 C
Tirana
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Covid-19/ Zbulohen masat e rrepta, pritet që fundjavat t’i kalojmë në karantinë totale…ndryshon dhe orari policor

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Është hedhur ideja për karantine 2 javore nga Komiteti Teknik, por më shumë gjasa shtrëngimi i masave që pritet të behet me dije ditën e nesërme nga Ministria e Shëndetësisë është zgjerim i orës policore, që do nisë nga 18:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

Gazeta SHQIP mëson se pritet karantinë totale në fundjavë, me të shtunat e të dielat që mund të rikthejnë dhe njëherë tjetër kujtimet e muajit mars të një viti më parë.

Shkak për masat ekstreme është zinxhiri i transmetimit të covid-19 me infektimet që jane rritur ndjeshëm dhe të pa përgjegjshmit, të cilët nuk qëndrojnë të karantinuar duke infektuar dhe persona të tjerë.

Të dhënat e 24 oreve të fundit me 19 të vdekur dhe spitalet e mbushur me paciente detyrojne Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komitetin Teknik të shkojnë në këto hapa.

Pavarësisht zerave gjithçka do të vuloset nesër nga komunikimi i Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me çfarë pritet të ndodhe në vijim./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit