20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Covid/Ulet mosha e viktimave, një person i moshës 36 vjeç humb jetën

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Vazhdojnë të shënohen viktima në moshë të re nga Covid në Shqipëri.

Gjatë dy ditëve të shkuara, një 46 vjeçar dhe 48 vjeçar u raportuan mes atyre që humbën jetën. Ndërkohë që në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raporton mes viktimave edhe një person të moshës 36-vjeçare. Nuk dihet identiteti dhe as fakti, nëse ky person vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 36-80 vjeç”, njofton ministria pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kujtojmë se pak ditë më parë humbi jetën edhe një 26-vjeçare, që vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit