20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Dëbora mbulon Shqipërinë, ndalohet qarkullimi i këtyre lloji automjeteve deri të hënën

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Kanë nisur problemet e para të qarkullimit rrugor në disa nga akset e vendit, për shkak të reshjeve të dëborës.

Në një isnpektim nga Miloti, duke folur për kushtet e rrugës, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, bëri me dije se duke nisur nga mbrëmja e sotme, deri mëngjesin e së hënës në të gjitha akset kombëtare do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

“Ndodhem në aksin nga nyja e Milotit në drejtim të Shkodrës, në këto momente jemi në situatën e një moti ekstrem jo vetëm për shkak të reshjeve ët dëborës, por edhe për shkak të erës e cila është e një shpejtësie mjaft të lartë. Ju bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të evitojnë qarkullimet në akset rrugore si ato kombëtare dhe ato që lidhin pjesët e qyteteve apo të fshatrave.

Situate është ekstreme, pavarësisht kësaj të gjitha borëpastruset, të gjitha kompanitë që kryejnë mirëmbajtjen në të gjithë territorin e Shqipërisë janë në krye të detyrës.

Të gjitha ato zona që kemi deklaruar se duhet të përdoren zinxhirët, nuk lejohet nga policia rrugore kalimi pa zinxhirë në automjete./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit