20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

“Defender Europe 21”, Gjeneralin amerikan: Në Shqipëri për një nga stërvitjet më të mëdha në Evropë

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura vijojnë përgatitjet për të mikpritur “Defender Europe 21”, një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ditën e sotme ka pritur zëvendëskomandantin e Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Peleshi shprehet Jarrardin e ka njohur me me përgatitjet që ka bërë vendi jonë për të mikpritur stërvitjen “Defender Europe 21”, ku do të marrin pjesë mbi 6000 trupa dhe mjete ushtarake.

“Prita me kënaqësi zëvendëskomandantin e Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard, të cilin e njoha me përgatitjet që ka bërë vendi jonë për të mikpritur stërvitjen “Defender Europe 21”, ku do të marrin pjesë mbi 6000 trupa dhe mjete ushtarake.

Mbështetje të plotë dhe të pakushtëzuar nga të gjitha strukturat e shtetit shqiptar. Mirënjohje ndaj Ushtrisë Amerikanë për përzgjehdjen e vendit tonë si “host nation” për një ndër stërvitjeve më të mëdha në Evropë” shkruan Peleshi në postimin e tij./zgjohushqiptar.info

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit