22.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Dhurata e mamasë së Gjikos për Elitën sapo i ‘vuri kapakun’ marrëdhënies perfekte vjehërr-nuse!

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Elita dhe Gjiko, para dy ditësh u bënë prindër për herë të dytë.

Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën dyshja e kanë prezantuar dje me gjithë botën.

Dyshja kanë publikuar disa imazhe shumë të ëmbla nga materniteti, në të cilat shihen duke pòzuar për herë të parë me më të voglën e familjes.

Ata kanë zbuluar se vajzën e kanë pàgëzuar me emrin Bota. Çifti kishin thënë muaj më parë se emrin e vajzës së tyre e kishin zbùluar prej kohësh dhe se do të ishte një emër unik.

Të voglën e kanë mirëprítur sot në shtëpi me një festë super të këndshme me familjarët, ndërsa Elita s’na i ka kursyer pamjet në rrjete sociale.

“Bota ime ”- ka shkruar Elita krahas pamjeve.

Ndërkohë, pak orë më parë, Elita na prezantoi me dhuratën që i kishte bërë vjehrra. Ajo postoi në InstaStory surprízën që kishte marrë nga nëna e Gjikos, një veshje për bebushen, si dhe një vàrëse floriri për të

“Kush paska vajza, paska edhe 5 lirsha. Mos na lazdro kaq shumë. Love u”, ka shkruar moderatorja bukuroshe krahas dhuratave, duke i bërë tag nënës së Gjikos, Lirije Gjikollit.

Menjëherë pas lindjes, çifti i kanë hapur një adresë në Instagram të voglës, njësoj si babi Gjiko por me një ndryshim të vogël “botatheflygirl”./juda.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit