20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Dita e Verës/ Tirana pa ceremoni dhe aktivitete prej Covid, por qytetarët ‘pushtojnë’ Kodrat e Liqenit (video)

Mos i humbisni

Me te lexuarat

14 Marsi shënon Ditën e Verës, por festimet kanë nisur që një natë para, ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon zjarrin e fundit për të larguar dimrin dhe të këqijat dhe për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit.

 

Ndërkohë ditën e sotme në Elbasan, në qytetin që simbolizon këtë festë, janë parë qindra qytetarë të cilët kanë mbushur bulevardin duke festuar. Ky është viti i dytë që qytetarët festojë një Ditë Verë aspak të zakonshme, për shkak të pandemisë së koronavirusit, por ndryshe nga viti i kaluar, qytetarët kanë neglizhuar masat Anti-COVID. Grupe njerëzit, një pjesë e mirë edhe pa maska, shihen në të gjithë qendrën e Elbasanit, duke bërë që mos të respektohet distanca sociale.

Kjo festë është e mbushur me lule shumëngjyrëshe, muzikë dhe kërcime në sheshe dhe ballokume si ëmbëlsira tradicionale. Por edhe pse në masa antiCOVID, Bashkia e Elbasanit do të zhvillojë disa aktivitete, si një treg agro-ushqimor do të hapet në qendër të qytetit, ndërsa zejtarët do të ekspozojnë produktet e tyre pranë kalasë do të ketë një ekspozitë pikturash dhe disa aktivitete sportive.

 

Mbrëmjen e kaluar, Bashkia e Elbasanit hodhi fishekzjarre duke dhuruar një spektakël, të cilën qytetarët e shijuan nga dritaret e banesave të tyre, për shkak të orës policore ne vend. Edhe në Berat nisën festimet një ditë më parë për ditën e verës, ku disa djem të rinj kanë ndezur një zjarr të madh që simbolizon ardhjen e Pranverës.

 

Po ashtu edhe në Dibër kanë nisur festimet, ku janë ndezur zjarre në vende të dukshme. Thuhet se këto zja rre ndihmojnë diellin për të larguar dimrin, duan ta trembin atë. Në një një farë mënyre njerëzit i gëzohen diellit dhe i falen atij./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit