8.5 C
Tirana
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Ditët me diell pas reshjeve të shiut, mësoni çfarë ndodh me motin ditët në vijim

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Reshjet intensive u zëvendësuan sot nga rrezet e diellit dhe qiellit të kthjellët. A do vijojë kështu në vijim, apo do ketë sërish reshje?

Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani ka treguar se moti do jetë i kthjellët deri në fundjavë. Temperaturat do rriten duke u larguar vlerat me minus.

Hakil Osmani:

Temperaturat sot, vlerat minimanle shënuan -1 në zonar malore dhe maksimumet në zonat jugperëndimore deri në 15 gradë. Kjo rritje e vlerave vijon edhe në vijim duke bërë që, deri në fundjavë do kemi vlera termike minimale në 2-3 gradë në zonat malore dhe maksimimunin në zonat perëndimore me vlera 17 -18 gradë gjatë kësaj fundjave.

Kjo vjen si pasojë pasi pritet nga sot deri në të diel të kemi kthjellime dhe vranësira të pakta kryesisht në zonat malore, ku më shumë do jenë vranësira kalimtare.

Do përjetojmë sërish brenda ditës shi, diell dhe erë? Apo do jetë situata më e qëndrueshme deri në fundjavë?

Në fakt deri në fundjavë situata do jetë e qëndrueshme, do mbizotërojë moti i kthjellët, vranësirat do jenë të pakta. Edhe parametri i erës nuk do jetë problematik./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit