20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Divjakë-Karavasta, park kombëtar i veçantë në tipin e vetë, nën mbrojtje ndërkombëtare.

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një zonë e mbrojtur në zonën bregdetare të Shqipërisë, përbëhet nga ekosisteme komplekse, shumë të pasura në biodiversitet dhe burime natyrore. Është shpallur edhe si zonë e mbrojtur natyrore për shpendët e ujit, si ligatinë me rëndësi nderkombëtare sipas Konventës së Ramsarit, që nga viti 1995.

 

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta gjendet 90 km nga kryeqyteti i Tiranës, 60 km nga Durrësi qyteti-port më i madh, dhe 80 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i vetëm në Shqipëri. Ai kufizohet nga lumi Shkumbin në veri, nga kodrat e Divjakës në Lindje, nga kanali i Myzeqesë dhe lumi Seman në jug, dhe laget nga deti Adriatik në perëndim.

 

Zona e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta është zona më e rëndësishme komplekse e Shqipërisë për sa i përket biodiversitetit. Kjo zonë strehon përqendrimin më të lartë të shpendëve ujore rreth 51 000 individë, dhe rreth 500 çifte folenizues në Shqipëri. 89 specie të ndryshme që përfaqësojnë grupet e molusqeve, insekteve, amfibëve, zvarranikëve, zogjve dhe gjitarëve, të pranishme në zonën e parkut, janë konsideruar si të kërcënuara në Shqipëri. 42 specie i përkasin kategorive shumë të rrezikuara, duke përfshirë rrezik kritik, të rrezikuara dhe vulnerable.Zona është e mirënjohur jo vetëm për bukurinë e saj natyrore dhe biodiversitetin, por edhe për aktivitetet tradicionale ekonomike dhe turizmin. Aktivitetet kryesore tradicionale përfshijnë, aktivitetet bujqësore, blegtorale, dhe peshkim etj. Bimët që kultivohen në zonën e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta përfshijnë, shalqinin, karrotën, lakrën, lulelakrën, brokolin, domaten, pataten, fasulen, llojet e ndryshme të frutave, ulliri, dhe vreshta etj. Blegtoria është një tjetër aktivitet tradicional duke mbarështuar gjedhin dhe delet për produkte bulmeti dhe mish. Peshkimi është një aktivitet i rëndësishëm dhe një burim thelbesor i të ardhurave për disa fshatra përgjatë bregut të lagunës Karavastasë, lumit Seman dhe detit Adriatik.

 

Zona ofron mundësi të mira për zhvillimin e ekoturizmit. Parku Kombetar i Divjakës, i njohur për pyllin me pishe, plazh dhe Laguna me burimet e saj të peshkimit, habitatet e llojeve të kërcënuara globalisht të tilla si Pelikani Dalmat, ofron një ambient unik për pushuesit që të kalojnë një kohë të mirë dhe për shkencëtarët të kenë një punë efektive. Rreth 300.000 pushues vizitojnë plazhin e Karavastasë çdo vit, me rreth 8000 vizitorë në ditë në verë. Shumica e vizitorëve vijnë me makinë. Kjo tejkalon kapacitetin mbajtës te zonës.Drejtuesit e Bashkisë Divjakë janë kujdesur që bregdeti dhe rëra të jenë gjithmonë të pastër. Aktualisht për Parkun Kombëtar ka një projekt dy vjeçar i cili pritet të zhvillojë një sistem për konservimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të parkut kombëtar Divjakë- Karavasta. Ekosistemi i parkut Divjakë- Karavasta Divjakë-Karavasta, park kombëtar i veçantë në tipin e vetë, nën mbrojtje ndërkombëtare. Ndërkombëtare të Ramstarit që prej vitit 1994, gjë e cila e bën parkun me rëndësi të veçantë./Portalishqiptar.com

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit