30.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

“Do të njihni çmendurinë e turqve”, Erdogan sulmon Kryeministrin e Greqisë

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Presidenti i Turqisë Erdogan ka sulmuar drejtpërdrejt Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis lidhur me dialogun që po zhvillohet mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve.

Në një mbledhje me anëtarët e partisë së tij, Erdogan ka paralajmëruar Mitsotakis që të mos provokojë, ose “do të njohë zemërimin e turqve”.

“Unë deklarova që mund të takohem me Mitsotakis. Nëse kërkoni paqe, atëherë mos na sfidoni. Ne thamë që duhet të fillojnë kontaktet e para, dhe ato filluan javën e kaluar në Stamboll, dhe tani Mitsotakis është përsëri provokues. Ju uleni në tavolinë dhe pastaj ngriheni e largoheni. Duhet të mësoni të njihni kufijtë tuaj. Është e qartë se çfarë po bëni me ishujt. Nuk do të përfitoni nga ata që ju besoni. Çfarëdo ndihme që të keni, duhet ta dini se Turqia është në këmbë dhe do të bëjë gjënë e duhur. Do të mësoni mirë për çmendurinë e turqve”, tha Presidenti turk Erdogan.

Në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, qeveria turke ka kërkuar nga Greqia që të çmilitarizojë 16 ishujt grekë./lajmifundit.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit