8.5 C
Tirana
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Dy muaj pas celebrimit merr fund historia e Kiara Titos me Butrint Imerin, gjyshja rrëfen shqetësimin për fatin e mbesës

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Vetëm dy muaj pasi moderatorja Kiara Tito celebroi lidhjen me Butrint Imerin në 25-vjetorin e saj të lindjes, ajo deklaron publikisht se historia tashmë ka marrë fund dhe ajo është beqare.

 

Në programin “Abc e Pasdites” , ajo rrëfeu detaje ekskluzive për jetën private dhe spektaklin e ri që titullohet “Style Star”. Kiara tregoi se pjesëmarrëset janë vajza të cilat garojnë me njëra-tjetrën, ndërsa juria përbëhet nga Niko Komani dhe Miranda Dupi, dhe një i ftuar special.

Sa u takon projekteve të tjera, Kiara tha se “Doktor Plastik” do të jetë pjesë e ekranit shumë shpejt. Në këtë intervistë, Kiara u surprizua nga mesazhi i gjyshes, e cila përveç përgëzimeve, kishte edhe një kërkesë për mbesën e saj, duke shprehur kështu publikisht shqetësimin për fatin e mbesës, pasi i ka dhënë fund lidhjes së gjatë e problematike me Butrint Imerin.

 

Mesazhi i gjyshes përloti moderatoren, e cila tregoi që gjyshja është njeriu më i rëndësishëm i jetës së saj, por edhe që është në brendësi të jetës së saj private.

 

Gjyshja në video i kërkoi Kiarës të gjente një partner, ç’ka la të nënkuptohej se ajo tashmë jo vetëm i ka dhënë fund lidhjes problematike me këngëtarin Butrint Imeri, por edhe s’ka asnjë shans për t’iu rikthyer lidhjes me të.

“Çfarë ishte kjo! Këtë s’e prisja. Në këtë program janë realisht surpriza, jo nga ato të stisurat. Më kujtohet që para disa ditës Leta (mesa duket kur ju i keni kërkuar për këtë surprizë) ishte krehur, rregulluar dhe i thashë: ‘Ku po shkon ti?’. Më tha: ‘Ja leva një çikë flokët, kështu për qejf!’”, tregoi Kiara në program.

Kur u pyet për statusin e saj, nëse është në një lidhje ose jo, Kiara u shpreh: “Ka kohë për këtë pjesë. Nëna kam përshtypjen se do të më mbash edhe për ca kohë, nuk të shqitem kollaj. Nuk jam në një lidhje për momentin.”

Gjatë intervistës mësuam se tre këngëtarët më simpatikë për Kiarën janë Ledri Vula, Ermal Fejzullahu e Robert Berisha, teksa mësuam se s’ka asnjë këngë të preferuar të Butrint Imerit, duke lënë të kuptohet se ndarja e tyre nuk ka qenë aspak miqësore./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit