22.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

E para adoleshente që merr vaksinën, flet 16 vjeçarja: Mezi pres të shkoj me pushime

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Një 16-vjeçare nga Londra është bërë një nga njerëzit më të rinj në Mbretërinë e Bashkuar që ka marrë një vaksinë Covid. Esther Rich nga Muswell Hill ka një sëmundje të trashëguar gjaku, e cila çoi në heqjen e shpretkës së saj kur ajo ishte pesë vjeç.

Si ajo ashtu edhe babai i saj kanë sferocitozë të trashëgueshme dhe kategorizohen si klinikisht tejet të prekshëm, duke i bërë ata të përshtatshëm për të marrë vaksinën. Ester ka qenë e izoluar dhe thotë se i mungon të dalë me miqtë e saj, partyt dhe të shkojë në shkollë.

Ajo thotë: “Mezi pres të shkoj me pushime, dua të shkoj në Kroaci me miqtë e mi gjatë verës. Unë gjithashtu dua shumë të shoh kushërinjtë dhe gjyshen time Xhesika”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk rekomandon vaksinimin nën 16 vjeç, edhe nëse janë në një grup me rrezik të lartë, raporton BBC./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit