32.5 C
Tirana
E martë, 5 Korrik, 2022

E pushuan nga puna, ajo që kërkon mjeku i njohur shqiptar nga qeveria është më shumë se humane

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Mjeku i njohur i Urgjencës, Ilir Allkja i cili u pushua nga puna dy muaj më parë, i ka paraqitur një kërkesë qeverisë për të punuar vullnetarë në ekipet e urgjencës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mjeku Allkja shkruan se duke marrë parasysh situatën e rënduar të Covid-19 në Shqipëri, ai dëshiron që t’i vijë në ndihmë sa më shumë qytetarëve shqiptarë duke punuar vullnetarë në Urgjencën Kombëtare.

Ai shprehet se megjithëse kryeministri Rama ka thënë në media se e ka mbyllur këtë opsion, ai është i gatshëm të ndihmojë për të shpëtuar sa më shumë jetë qytetarësh.

Postimi i plotë:

VULLNETAR PËR T’I SHËRBYER VENDIT.

Në kushtet e rënda të epidemisë së covid-19 që po kalon Shqipëria, nisur nga mungesat e theksuara në mjekë, unë do të doja të punoja vullnetar në ekipet e urgjencës për t’i ndihmuar sa më shumë njerëzit e vendit tim.

Megjithëse Rama në prononcimin e tij më 14 janar, në emisionin OPEN e ka mbyllur këtë opsion , menaxherët e sistemit shëndetësor duhet të mendojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish e jo për tekat e një kryeministri të dalë duarsh!

Kujtojmë se më 30 Dhjetor të vitit 2020, Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ pushoi nga puna mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja, pasi sipas tyre ai kishte shkelur kodin etik të punonjësit.

Allkja është i njohur për deklaratat e tija publike për menaxhimin e situatës së pandemisë në vend./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit