23.5 C
Tirana
E hënë, 4 Korrik, 2022

E rrallë në qiellin e marsit/ Pranvera hyn me një spektakël kozmik

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Në pritje të ekuinoksit pranveror, që siç shpjegon Union i Astrologëve italianë do të ndodhë në 20 mars në orën 10:37, Marsi do të mund të shihet në orët e para të natës dhe pastaj do t`i lërë me radhë stafetën Merkurit, Jupiterit e Saturnit, deri në agim.

Një stafetë planetare, siç e quajnë ekspertët, që shtojnë se Venusi sakaq duke qenë në një linjë me diellin, do të zhduket për disa muaj dhe vetëm pas kësaj periudhe do të rishihet sërish mbrëmjeve. Konstelacionet dimërore do të jenë për çdo rast ende të pranishme në qiellin e marsit, sidomos Orioni, yjësia më e dashur nga të gjithë dhe Betelgeuse.

Ekuinoksi pranveror përbën momentin kur dita barazohet me natën, e pas këtij momenti, dita fillon dhe bëhet më e gjatë. Fenomeni i njohur dhe si ekuinoksi i marsit ndodh në hemisferën veriore, ndërsa ekuinoksi i vjeshtës ndodh në hemisferën jugore./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit