30.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

E trishtë! Covid-19 i merr jetën të riut në Vlorë, gazetari: Luftoi për ditë me radhë, e futën në intubim. La fëmijët jetimë (FOTO)

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Covid-19 i merr jetën një të riu në qytetin e Vlorës. Mësohet se ka ndërruar jetë Fatojn Halilaj, në moshën 37 vejçare.

Lajmin e trishtë e jep gazetari vlonjat Enrik Mehmeti, i cili shkruan se Halilaj luftoi për ditë me radhë me virusin, por dy ditë më parë gjendja e tij u përkeqësua dhe u fut në intubim. Fatkeqësisht, pas disa orësh ai ka ndërruar jetë.

“Një djal i ri ri humbi jetën si pasojë e Covid-19. Fatjon Halitaj ishte ndër mekanikët më të mirë të qytetit të Vlorës dhe ndër njerëzit më pozitiv që kam njohur. Për disa ditë me radhë lu ftoi ndaj sëmundjes së keqe ku ishte përmirësuar ndërsa pardje u përkeqësua menjëherë ku mjekët e futën menjëher në intubim dhe brënda disa orësh vd iq.

Fatjoni, një prind dhe familjar shëmbullor i la fëmijët jetim. Kjo sëmundje është e pabesë, ku stabiliteti shëndetësor mund të përkeqësohet menjëherë. Ngushëllime familjes dhe familjarëve për këtë humbje! Kjo sëmundje nuk është një lojë, zbatojini këshillat për tu mbrojtur”, shkruan Mehmeti dhe ndan foton e 37 vjeçarit.

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit