Një person rreth 30 vjeç, pjesë e komunitetit rom, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës në Tiranë.
Vendngjarja ka bërë të pamundur që ambulanca të shkojë aty, pasi rruga është e bllokuar për lëvizjen e automjeteve për shkak të rrëshqitjes së dherave./korrieri.al