23.5 C
Tirana
E hënë, 4 Korrik, 2022

E vodhi, e rropi, tani e shiti

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Edi Rama dhe qeveria e tij dështoi edhe këtu.

Çështja e famshme e kufijve me Greqinë do të shkojë në Hagë. Propozimi për të shkuar në një gjykatë ndërkombëtare ka dalë pikërisht nga Rama. Dhe a e dëgjuat se si iu drejtua kryeministri narcist Rama, qytetarëve të tij kur e deklaroi këtë vendim?

“Më vjen keq për patriotët e detit, por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera, pasi çështja e detit nuk është për të bërë më propagandën e tyre anti-greke dhe as propagandë në Shqipëri dhe Kosovë. Të vetëvendosën në çështje të tjera”, u tha Rama shqiptarëve tij. Me të njëjtën arrogancë dhe skizofreni, Rama akuzoi të vetët për dështimet e tij.

Po pse nuk del Rama të thotë se edhe sikur të dojë nuk i vazhdon dot negociatat me Greqinë. Sepse pas ndryshimit të qeverisë greke dhe ardhjes së Mitsotakis në pushtet bisedimet u ndërprenë dhe duhej të fillonin nga e para.

Çfarë do të thotë kjo? Që duhet të ngrihet një grup negociator i ri. Do të thotë nga pala shqiptare, që për të shkuar drejt një marrëveshje, duhet të kalojë disa etapa, që nga ngritja e grupit negociator, duhet autorizimi nga Presidenti, verifikimii i marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese dhe në fund votimi në Kuvend. Pala shqiptare sot nuk ka as grup negociator e aq më pak këto të tjerat. Kryeministri ynë i dalldisur dihet si i ka marrëdhëniet me Presidentin po të dalldisur. Dhe skandali më i madh është që Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe as një Parlament. Ai që është, është i mbushur me kukullat e Ramës.

Këtë të pranonte Edi Rama, në mos në konferencën e zhvilluar me Ministrin e Jashtëm grek, në një ditë tjetër. Dhe le t’ua kursente shqiptarëve të gjunjëzuar ironinë e tij të shëmtuar.

Por Edi Rama nuk di të bëjë ndryshe dhe tashmë nuk i ka mbetur asnjë armë në dorë përveç skizofrenisë së tij. Këto ditë Shqipëria zien nga skandalet e PPP me inceneratorët dhe milionat e eurove të hedhura në xhep emrash anonimë. Edi Rama ka 8 vjet që vetëm e rrjep Shqipërinë. Sot ka plasur skandali i inceneratorëve, deri dje ishin ata të shëndetësisë, të rrugëve, të parave të vjedhura nga arka e shtetit ditën për diell.

Prej pangopësisë së tij, Edi Rama preu në mes fatin e shqiptarëve për integrimin në BE. Vite punë u hodhën në koshin e plehrave sepse Evropa i ka dhënë provat se nuk i do hajdutët. Evropianët nuk e duan një qeveri si ajo e Ramës që vjedh vota, vjedh pushtet, shkatërron institucione, shkatërron sistemin e drejtësisë, rendin, që vjedh taksat e një populli dhe i fut në xhepin e vet dhe oligarkëve të tij. Evropa vë kushte dhe Edi Rama nuk është i zoti ti plotësojë sepse është i zhytur deri në fyt.

Pikërisht ky njeri i lejon vetes ironinë me një popull dhe ia thotë mendja se akoma mund ta shesë sapunin për djathë. Akoma beson se mund të rrijë në pushtet. Ky që e katandisi Shqipërinë në një leckë të mjerë e të varfër, guxon, falë skizofrenisë së tij, të tallet publikisht për dështimin e radhës. Ky njeri që do të shkruhet në histori si Kryeministri më bastard që historia e Shqipërisë ka parë.

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit