20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

E zbuloi padashje! Ky mund të jetë emisioni i ri që do të drejtojë Fjoralba Ponari

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Javë më parë, Eneda Tarifa, konfirmoi largimin nga spektakli i humorit “Portokalli”. Ajo u shpreh se këtej e tutje do të fokusohej më shumë në projektet personale dhe se ja kishte nxjerrë mallin programit.

 

“Me duhet t’ju njoftoj se rrugetimi im me spektaklin “Portokalli” perfundon ketu. U riktheva me mall ne ate skene kur mu propozua nga drejtuesit dhe ne nje fare menyre “E nxorra mallin…” kur i thone nje fjale 😉.

Por eshte momenti qe te sjell ne jete projektet e mia pa me “shitur” dhe pa me “blere” dikush (sikurse shkruhet ne disa portale) dhe vazhdoj te jap kontributin tim artistik per kete vend.

 

Do komunikoj me ju vetem ne profilet e mia zyrtare ne rrjete sociale dhe ne kanalin tim ne Youtube. Shihemi se shpejti…

 

Faleminderit qe jeni gjithmone me mua dhe me keni mbeshtetur. Love you all 💓”, shkroi Eneda.

Më vonë u tha se vendin e saj mund ta zinte Nevina Shtylla. Burime për “Revista Who” thanë se e kishin parë Nevinën shpesh në mbledhje me stafin e programit pak para nisjes së emisionit. Mirëpo ky lajm nuk është konfirmuar ende nga moderatorja.

 

Ndërkohë së fundmi ky lajm është hedhur poshtë dhe një tjetër emër po përflitet si moderatore e re e emisionit. Sipas “Anabel.al”, Fjoralba Ponari do të jetë drejtuesja më e re e “Portokalli”. Vetë Fjoralba ka treguar së fundmi se do të vijë shumë shpejt në ekran me një projekt të ri. Mirëpo ajo nuk ka preferuar të japë shumë detaje dhe ju ka kërkuar ndjekësve të bëjnë dhe pak durim. Tashmë pritet që të ketë një reagim nga Fjoralba në lidhje me këto zëra. Për pak ditë pritet që të finalizohet edhe programi “Më thuaj një dëshirë”, që e solli Fjoralbën me një format tërësisht të ri në ekran./korrieri.al

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit