Kryeministri Edi Rama e mbajti sekret vendin që i dhuroi Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës, pasi tha se vetë vendi dhurues kërkonte që t’i ruhej konfidencialiteti.
Bëhet fjalë për Italinë, shteti që na dhuroi 975 vaksina të kompanisë Pfizer, me gazetarin që u shpreh se këtë informacion e ka të sigurt nga burimet e tij.
‘’Nga informacionet e mia. Të siguroj se vaksinat e para kanë ardhur nga Italia. ‘’- tha Balla në emision./temadites.al