22.5 C
Tirana
E hënë, 4 Korrik, 2022

EDUART ALIKO: Përfshirja e Diasporës nuk është lëmosh e establishmentit feudal politik, është vetëm çështje kohe

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Perfshirja e Diaspores ne politiken e Shqiperise nuk duhet pare si nje lemosh i establishmentit politik per te larguarit nga vendi por si e vetmja terapi sheruese per semundjet e renda te shoqerise shqiptare, sic jane krimi dhe korrupsioni qe buron nga mentaliteti komunist i pandeshkueshmerise.

 

Shoqeria shqiptare ne 30 vite tranzicioni kaotik dhe te ekzistences se nje shteti te dobet dhe pa experience, ka perjetuar nje inxhinieri sociale te frikshme.

Kapitali, pronat, si dhe kontributi fiscal i shqiptareve u grumbullua ne kanalet e kontrolluara nga duart e krimit dhe korrupsionit nen mbikqyrjen e qeveritareve dhe zyrtareve te korruptuar qe ciklohen dhe ri-ciklohen. Keta te fundit e kane shfrytezuar parane e zeze si banken e tyre me te madhe per te implementuar projekte dhe ndermarrje te reja edhe me te medha vjedhjesh te prones dhe pasurise publike.

 

Edukata dhe mentaliteti komunist i politik-berjes, dhe i gjithe ambjenti politik toksik, ka bere qe Shqiperia te vegjetoje ne agonine e gjate te tranzicionit duke ngritur nje sistem hybrid, sudo-demokratik dhe autokratik te dominuar nga parti qe funsionojne njelloj si ish Partia Komuniste e Punes.

 

Qytetari shqiptar eshte i marre peng nga nevojat e perditshmerise dhe te mbijeteses duke u zhytur cdo dite e me teper ne varferi dhe pasiguri.

Qytetari shqiptar eshte vetem taksa pagues, dhe votues i dhunuar dhe i kercenuar me buken e gojes.

Qytetari shqiptar jeton ne nje vend ku hapsirat dhe mundesite per pune dhe biznes jane ngushtuar nga presioni i nje shteti krokodilesh me mendesi feudale.

Qytetari shqiptar eshte i mashtruar nga propaganda e mediave te blera te pronareve te tyre te korruptuar.

Me e keqja e te gjithave eshte se qytetari shqiptar eshte i pamundur te ndryshoje nje realitet ku perfiton dhe vleresohet produkti i kesaj nxhinierie sociale kriminale.

Rinia, talentet, profesionistet, artistet, stafet pedagogjike, ushtaraket, nepunesit dhe zanatcinjte jane paketuar duke mbushur tenxheren me presion te shoqerise shqiptare, e cila ka nje tub te ngushte te hapur qe quhet emigracion. Kjo gryke-derdhje, ky largim, kjo braktisje, ne vitet e fundit ka qene ne nivele alarmante shpopullimi.

 

Por, teoria me e vjeter dhe me e pranuar nga intelekti njerezor eshte teoria e ruajtjes dhe transformimit te mases dhe energjise. Kjo do te thote se emigracioni masiv dhe i frikshem me te vertete ka dobesuar cdo dite Shqiperine, por nga ana tjeter, ne te kundert, ka forcuar dhe rritur ne numer dhe cilesi Diasporen e njerezve te cliruar nga graviteti dhe varesia e feudaleve absurd te shtetit shqiptar.

 

Kjo eshte arsyeja pse perfshirja e Dispores ne vendim-marrjen politike ne Shqiperi jo vetem qe rrit legjitimitetin demokratik ne vend, por cliron tenxheren e presionit, sjell ne krye te vendit ajrin e paster te njerezve te lire, te edukuar ne perendim, te pershtatur me shtetin ligjor dhe vlerat e demokracise reale, ata qe jane mesuar te perfitojne ate qe meritojne nga djersa dhe talenti i punes se tyre.

Diaspora eshte vaksina qe do te mbroje shoqerine shqiptare nga rrokullisja e metejshme.

 

Shqiperia ka nevoje urgjente per Diasporen, Diaspora e ka ne zemer Shqiperine./topshqip.com

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit