30.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Korrik, 2022


Për të pasur drejtësi Sistemi gjyqsor të reformohet si dhe ndikimi i politikës nga gjykatat të largohet.

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Ejup Berisha

Aty ku nuk ka drejtësi nuk ka as shtet e as demokraci dhe po nuk janë prezente këto të fundit nuk ka dhe nuk do të ketë as qetësi. Lufta për instalimin e drejtësisë në shtet apo dhe në shoqëri ku nuk ka drejtësi është obligim i çdo qytetari që nuk e do por edhe nuk mund ta durojë padrejtësinë. Sot në shtet e Gadishullit të Ballkanit ka shumë padrejtësi ku viktima kryesore të saj janë qytetarë të shumtë e drejtë dhe të pafajshëm.

Padrejtësia është nëna e të gjitha të këqijave që mund të ndodhin në këtë jetë. Ndërsa babai i të keqes është edhe realiteti apo dhe praktika e mos ndëshkimit të kryesve të veprave kriminale dhe korruptive, dukuri shumë prezente këtu te ne.

Duhet bërë çmos që të rikthehet në funksion Demokracia sepse kjo pastaj autmatikisht do ta vë në funkcion edhe drejtësinë e munguar te ne. Në një shtet ku sundon drejtësia janë të pashmangshme harmonia, gëzimi, lumturia por edhe zhvillimi e përparimi.

Është mirë që në Shkup më 29 janar u mbajt protesta qytetare për Drejtësi apo më konkretisht që u protestua kundër procesit të montuar Gjyqsor i njohur me emrin famkeq dhe fatkeq Monstra por ajo me të cilën nuk mund të pajtohem unë lidhur me këtë protestë është paraqitja e kërkesës së protestuesve për shkarkimin e Prokurores Fatime Fetai. Të mos keqkuptohemi jo se Prokurorja Fetai nuk meriton të shkarkohet ajo pra ka merituar të shkarkohet qysh në ditën kur në Gjykatën penale në Shkup u thanë fjalët e saj përfundimtare në cilësinë e akuzueses lidhur me procesin gjyqsor në fjalë. Por kjo kërkesë nuk duhet të jetë kryefjala e protestës së 29 janarit. Pra në protesta si kjo e fundit e titulluar për Drejtësi apo e organizuar kundër procesit të montuar Monstra nuk duhet të kërkohet vetëmse shkarkimi i një personi në rastin konkret shkarkimi i Prokurores Fatime Fetai që është shumë e dukshme dhe e qartë se është vegël e qarqeve te caktuara politike dhe gjyqsore por mendoj se në këso lloj protestash me prezence të konsiderueshme të protestuesve të cilët janë jo vetëm të pakënaqur por edhe të trishtuar nga padrejtësia prezente në shoqëri dhe në shtet duhet të kërkohet reformim shumë i shpejtë dhe i pashmangshëm i Sistemit gjyqsor dhe mospërzierje të politikës në punën e Gjykatave të vendit. Kjo pra duhet të jetë kryefjala kryesore e protestave të tilla e jo shkarkimi i një prokuroreje.

A e dini pse sepse po u reformua realisht Sistemi gjyqsor dhe po u eliminua ndikimi i politikës në punën e Gjykatave atëher edhe kuadro të tilla prokurorësh si Fatime Fetai dhe të Gjykaësve të ndikuar të cilët i kishim më parë dhe i kemi tani pra përsëris me reforminin e sistemit gjyqsor persona të tillë nuk do të kemi më nëpër Prokurori dhe Gjykata.Më tej protesta në fjalë dhe protesta të tilla që do të mund të organizohen dhe mbahen më vonë për procese të ngjashme të montuara gjyqsore nuk duhet të mbahen vetëmse njëher por ato duhet të vazhdojnë deri sa të mos ngadhnjej drejtësia e mirfilltë apo derisa nuk arrihen dy kërkesat që i përmanda më lartë sepse pastaj do të ketë drejtësi në shtetin tonë. Nuk duhet të ketë hamendje e as lodhje të qytetarëve nga protestat derisa nuk arrihen pra objektivat kryesor reformimi i sistemit gjyqsor dhe largimi i ndikimit të politikës mbi gjykatat dhe kuptohet lirimi i të gjithë personave të pafajshëm të dënuar në disa procese të montuara politike në RMV. Në rajonin e Gadishullit Ballkanink vetëm shtete si Serbia,Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia dhe Shqipëria e vetquajnë veten shtete demokratike. Ajo çfar është më qesharake këtyre ju pëlqen të quhen të tilla edhe pse në to nuk ka asnjë gram demokraci. Nëse është kështu atëher një kërkim falje publike është e domosdoshme për Stalinin, Millosheviqin,Lukashenkon dhe Enver Hoxhën. E pas kësaj edhe dhënia e mirnjohjeve për demokratët më të angazhuar dhe më të përkushtuar në kohërat kur kanë qenë aktual “Demokratët” në fjalë./123albnia.info

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit