20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Ekspertët francezë : Masat e tanishme janë të pamjaftueshme per ndalimin e varianteve të reja të virusit

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Zyrtarët francezë të Shëndetësisë shprehën sot shqetësimin në rritje për variantet më ngjitëse të COVID-19 dhe paralajmëruan se masat ekzistuese mund të mos jenë të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e tyre.

“Masa më të ashpra janë, ndoshta, të domosdoshme”, tha Remy Salomon, presidenti i Komisionit Mjekësor në operatorin spitalor të Parisit “AP-HP” për transmetuesin “Franceinfo”.

“Unë e kuptoj se një bllokim i ri është një vendim i vështirë, por përhapja e llojeve më virulente, të zbuluara së pari në BM dhe gjetkë, shpejt do të na çojnë në një rritje eksponenciale të numrave të rasteve”, shtoi ai.

Franca po përgatitej për një bllokim të ri të plotë javën e kaluar, por kryeministri Jean Castex njoftoi në vend të kësaj një ndalim policor më të rreptë në mbarë vendin dhe kufizime të ashpra udhëtimi./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit