9.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Eksploruesi vetmitar, biologu gjirokastrit që e ka kthyer natyrën në mision të jetës

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Gent Hyka është biolog, mësues dhe eksplorues i natyrës.

Vazhdimisht eksploron i vetëm për të njohur jo vetëm skaje të panjohura të natyrës, monumente të kulturës, faunën e florën por siç thotë edhe vetë kjo mënyrë të jetuari është një njohje më e thellë e vetes.

Profesori i veçantë i gjimnazit bën përshtypje teksa lëviz me këmbë, me biçikletë dhe më rrallë me mjet për të gjetur çdo herë një dimension të ri. I apasionuar pas të panjohurës shumë rrallë e planifikon itinerarin. Ditët nuk janë të gjitha njësoj dhe shpesh ka sfida që duhen përballuar por kjo është pjesë e aventurës.

Genti është mësuar ta shohin me habi ose ta marrin për të huaj. Megjithëse shumë të rinj shqiptarë kryejnë aktivitete në natyrë shumica vijon të qëndrojë brenda zonës së rehatisë.

Me këmbë apo me biçikletë, me muzikën e preferuar, aparatin dhe dylbitë Gent Hyka nuk shkurajohet që vazhdimisht udhëton vetëm. Ai beson tek nxënësit dhe studentët që janë frymëzuar prej tij dhe e lë veten brenda një misioni që edukon përmes shembullit./topchannel.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit