8.5 C
Tirana
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Ekstraktohet nga specia e rrallë në fundin e detit, funksionoi 100% tek minjtë

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Një ilaç i ri kundër Covid-19 do të përdoret në Spanjë, pasi është testuar te kafshët dhe ka dhënë rezultate maksimale. Mjeku shqiptar në Madrid, Kita Sallabanda zbulon se ky ilaç tani po testohet edhe tek njerëzit.

“Ilaçi i ri që po prodhohet nga Farma Mar në Spanjë quhet Aplidin, është material që nxirret nga një specie nga fundi i detit, është 100% efikas në minj. Po fillojmë të praktikojmë, të bëjmë fazën e tretë të studimit në njerëz. Ky ilaç bashkë me Monlupinavir janë të dy ilaçet që ne do t’i përdorim në mënyrë masive pasi të kalojnë fazën e tretë të studimit”.

Aplidina sipas Sallabandës është një preparat i ri i modifikuar dhe parandalon përhapjen e virusit në organizëm.

“Karakteristika e këtij preparati të modifikuar është që frenon përhapjen e virusit benda në qelizë, që do të thotë se mund të infektohet, qeliza mund të sulmohet nga virusi, por ky frenon shumëzimin e virusit brenda qelizës”.

Pritet që Aplidina së bashku me Monlupinavirin do të jenë gati për t’u përdorur në trajtimin e personave me Covid fillimisht në Spanjë në fund të muajit Prill. Nëse rezultatet do të jenë pozitive, trajtimi i Covid-19 në botë pritet të marrë një kthesë të rëndësishme./korrieri.com

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit