11.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

FORMACIONET ZYRTARE/ Edy Reja surprizon me titullarët, Shqipëria e gjitha në sulm ndaj Polonisë

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Shqipëria po luan mbrëmjen e sotme një nga ndeshjet më të rëndësishme, pasi do të presë në “Air Albania” Poloninë, ku një fiitore do të na e bënte thuajse të sigurt vendin e dytë në grup dhe kalimin në Play Off.

Pak minuta më parë janë zbuluar edhe formacionet zyrtare, ku trajneri Reja ka surprizuar me 11-shen titullare.

Në portë do të jetë kapiteni Berisha, ndërsa në mbrojtje të dëmtuarin Gjimshiti e zëvendëson Veseli, i cili do të rreshtohet krah Ismajlit dhe Kumbullës. Krahët do të mbulohen nga Hysaj dhe Trashi, ndërkohë që në mesfushë krah Bares do të luajë Ramadani, i cili zëvendëson Gjasulën, i cili ditën e sotme rezultoi i infektuar me COVID-19.

Befasia është në sulm, ku Reja ka preferuar të luajë me “tredhëmbësh”, me Uzunin dhe Roshin që do të ndihmojnë sulmuesin Manaj. Nuk ka vend në formacion për Armando Brojën, “heroin” që i dha Shqipërisë fitoren në Budapest ndaj Hungarisë./Shqiperiaime.com.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit