22.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Frymëzuar nga “Në mundsh”, Aurela sjell edhe një herë në vëmendje Dr. Florin ashtu siç di ajo

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Mbrëmja e sotme në ABC ishte më shumë se speciale ku përballë njëra tjetrës ishin dy artistet brilante të muzikës shqiptare, Fatmira Breçani dhe Aurela Gaçe. Programi “E ardhmja është vajzë” nga autorja dhe moderatorja Ermira Çausholli solli në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës edhe rubrikat e prigramit në mënyrë tejet të veçantë.

“Në mundsh” është njëra nga këto rubrika ku vajzat në program tregojnë momentet e tyre të vështira në jetë dhe forcën që ja kanë dalë mbanë. Pikërisht kjo rubrikë frymëzoi Aurela Gaçen për ta bërë më speciale.

“Pasi dëgjova Fatmirën dhe humbjen e nenës, vendosa të mos tregoj vështirësitë e mia. U frymëzova shumë nga poezia “Në mundsh” e Kipling ashtu si emri i kësaj rubrike, për të sjellë edhe një herë në vemendje Dr.Florin. Ai i dha melodi dhe e ktheu në këngë këtë poezi dhe unë dua ta kujtoj kështu”.- tha Aurela teksa recitoi dhe këndoi vargjet e “Në mundsh”.

/News31.al.news31.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit