20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Genta Ismajli tregon një anë të saj që nuk e njihnim, publikohet bashkëpunimi i saj me Feron

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Ditën e sotme është publikuar bashkëpunimi i parë i Genta Ismajlit me Feron.

 

“Level Up” është titulli i këngës, i cili duket se po pritet mjaft mirë nga fansat e tyre. Ndërkohë surpriza e këtij projekti është këngëtarja e njohur.

Arsyeja? Genta kësaj radhe është shfaqur edhe si repere, duke i befasuar të gjithë me talentin e saj. Edhe pse numëron një sërë këngësh në repertorin e saj muzikor, nuk na kishte rastisur që ta dëgjonim teksa bënte rep.

 

Por në këtë projekt ajo ka dhënë më të mirën e saj dhe fansat e kanë komplimentuar shumë. Nga ana tjetër, kënga është pjesë e albumit të Feros që mban titullin “Goat”.

 

Fero u rikthye disa javë më parë në muzikë pasi për disa kohë ai qëndroi në pushim, madje u zhduk edhe nga rrjetet sociale. Para pak ditësh reperi erdhi në bashkëpunim me Stresin, me këngën e tyre të titulluar “Mahall”.

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit