Genti Kame aktori dhe regjisori i projekteve të mëdha .

0
286

Genti Kame është një aktor shqiptar i cili ka lindur dhe është rritur në Tiranë. Ai emigroi në Itali për disa vite menjëherë pas rënies së komunizmit. Më pas, u transferua në Francë për t’u bashkuar me “Cour Florent”, një shkollë e njohur franceze.

 

Pjesa kryesore e karrierës së tij zhvillohet midis Parisit, Romës dhe Tiranës, i njohur më së shumti si Niko i serialit francez me sukses ndërkombëtar Engrenage.

Kame numëron mbi 40 role në prodhimet kinematografike Gjermane, Italiane, Franceze dhe Zviceriane. Për sa i përket prodhimeve shqiptare, Gent Kame është i njohur për pjesëmarrjen e tij në filmin “Maya” si dhe “Një ditë e mrekullueshme”. Temperamenti i tij ballkanik, hijeshia e tij evropiane, e bëjnë atë një karakter mjaft interesant.

Jeta familjare

Genti ka jetuar për 5 vite në Itali dhe më pas ka ndjekur studimet për artin dramatik në Paris dhe u bë pjesë e disa roleve në Francë.

 

I martuar me një konteshë franceze, të cilën e njohu në Paris, prej disa vitesh ai është vendosur në  fshatin Ibë në një shtëpi buze lumit të Erzenit së bashku me bashkëshorten  dhe dy  vajzat e ti

 

Gruaja Yolaine d’ Aboville Kame është një konteshë franceze nga familja e mbretit Luigji i VI, e cila në shkëmbim të celebrimit me një djalë me gjak jo mbretëror është detyruar të lërë titullin e  familjes për martesën e saj shqiptare.

Genti Kame aktori i madh Shqipëtar, vazhdon me projektet e ti madhore në fushën e kinematografisë duke na bërë që të presim me padurim për prodhimet kinematografike  që regjizori dhe aktori jonë i madh do sjedhë për publikun shqiptar dhe më gjerë ./Pjeserisht Wikipedia

 

 

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here