20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Gjykata “e riktheu në burg”, Fjolla Morina reagon nga arratia

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Ndërkohë që Fjolla Morina ndodhet ende në arrati, Gjykata e Kukësit ndryshoi ditën e sotme masën e sigurisë ndaj saj. Në mungesë të këngëtares, gjykata vendosi ta ndryshonte masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”.

Ky vendim u mor, pasi këngëtarja vendosi të braktiste shtëpinë në Kukës ku duhej të kalonte izolimin dhe u arratis në drejtim të paditur.

Ndërkohë pasi ky lajm bëri xhiron e mediave ditën e sotme, duket se Fjolla Morina nuk është shqetësuar aspak. Këngëtarja ka ndarë së fundmi në Instagram disa video, në të cilat shfaqet përkrah një mikeshe dhe partnerit të saj, Fisnik Syla.

Nga pamjet e publikuara këngëtarja duket shumë e qetë, teksa vazhdon të shijojë jetën e saj në arrati.

Edhe më herët ajo ka publikuar foto të saj dhe është parë të lëvizë me të afërmit në Kosovë, pa u shqetësuar aspak për faktin që policia vazhdon të jetë në kërkim të saj.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua në 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete së bashku me Fisnik Sylën dhe një person tjetër.

Këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh./lajmifundit.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit